EL MUNDO
S’ka ofertë për Neymarin
25 August, 2015 @9:17
E përditshmja e afërt me klubin katalonas, El Mundo Deportivo, ka bërë të ditur se Barcelona nuk ka pranuar asnjë ofertë për sulmuesin brazilian të ekipit, Neymar.
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, qe dy ditë po përfolet nga mediat angleze si një përforcim i mundshëm në fund të afatit kalimtar i Manchester Unitedit, por spanjollët insistojnë se s’ka ofertë zyrtare për ‘të.
Francesc Aguilar, njëri ndër autorët prestigjioz të kësaj gazete shkruan se transferimi i Neymarit te Manchester United mund të ndodh vetëm nëse këta të fundit paguajnë klauzolën për lirim të lojtarit që kushton 190 milionë euro!
Neymar ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2018.