LEGJIONARI

Arkiv
Memushaj vazhdon me gola
12 March, 2014 @8:53
Mesfushori vlonjat, Ledian Memushaj ka shënuar golin e radhës në Serie B të Italisë për ekipin e tij Carpi.
Memushaj 27 vjeç ka shënuar në minutën e 45-të të ndeshjes gol ndaj Padova-së për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij.
Përkundër se në fund ndeshja përfundoi me barazim 1-1, Memushaj është vlerësuar nga mediat italiane për paraqitjen e tij, derisa ky ka qenë goli i tij i shtatë në Serie B.
Carpi gjindet në pozitën e 11-të të klasifikimit tabelar në Serie B dhe ende shpreson të zë trenin për Play-Off që çon në Serie A.