ZENIT

REUTERS
Shkarkohet Spalletti, vjen Semak
11 March, 2014 @11:13
Skuadra ruse, Zenit St Petersburg, ka shkarkuar trajnerin italian, Luciano Spalleti nga posti i tij pas barazimit në fundjavën që shkoi ndaj Tom Tomsk.
Drejtuesit e klubit kampion rus i janë falenderuar Spallettit për zhvillimin e futbollit rus në vitet sa punoi ai aty, derisa në vend të tij do të vjen ish lojtari i Zenitit që ka luajtur në kohën kur italiani i bëri kampion këta të fundit.
Dy herë kampion plus Kupat
Sergei Semak 38 vjeç do të zëvendësojë Spallettin dhe do të ketë detyrë të vështirë që të plasohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas disfatës 2-4 ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e parë.
Spalletti 55 vjeç erdhi në Rusi në dhjetor të vitit 2009 dhe fitoi dy herë titullin kampion, bashkë me Kupën dhe Superkupën ruse.
Për ish trajnerin e Udineses dhe Romës janë thurrë lëvdata në faqen zyrtare të Zenitit duke i uruar vizita të shpeshta në Shën Petersburg ku është mirëseardhur.