REPREZENTUESI

BOROZANI/Erdis Driza
Azemi vulos fitoren e Greuter Furth
10 March, 2014 @22:31
Sulmuesi 22 vjeçar i përfaqësueses së Kosovës dhe i Greuter Furthit, Ilir Azemi, ka vulosur sonte fitoren e ekipit të tij si mysafir ndaj Bochumit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e XXIV të Bundesligës 2.
Azemi është futur në lojë 14 minuta pa përfunduar takimi pranë rezultatit 0-1 për ekipin e tij në Rewirpower Stadion dhe ka shënuar në minutën e 90-të të ndeshjes për të vulosur fitoren e Greuter Furthit 0-2 në fund.
Ky ka qenë goli i tretë i 11-shes së Kosovës në Bundesliga 2, derisa ka qenë goli i tij i dytë i shënuar në këtë vit. Greuter Furth është shumë afër rikthimit në Bundesligë pas formës së mirë që po kalojnë sivjet.
Zebrat, siç quhen ndryshe futbollistët e Greuter Furthit, stinorin e kaluar patën debutuar në Bundesligë dhe përfunduan në fund të tabelës për të rënë në Bundesliga 2, derisa këtë stinor kërkojnë rikthim të menjëhershëm.
Aktualisht, Greuter Furth gjindet në pozitën e dytë të tabelës në ligën e dytë gjermane me vetëm 4 pikë më pak se lideri Koln, derisa pas tyre qëndron Karlsruher me 39 pikë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 10 xhiro.