ALLIANZ ARENA

Getty Images
Kampionit i mjaftoi barazimi
11 March, 2014 @22:33
Pas dhjetë fitoreve rresht, skuadra e Bayernit e prishi serinë e saj. Shkaktar për këtë ishte Arsenali, me të cilin bavarezët barazuan me rezultat 1-1.
Megjithatë ky rezultat i mjaftoi Bayernit që të siguroj kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 2-0.
Ekipi gjermani ishte i pari që doli në epërsi me golin e mesfushorit Bastian Schweinsteiger në minutën 55’.
Dy minuta më vonë një tjetër gjerman e tundi portën, por kësaj radhe për skuadrën e Arsenalit. Sulmuesi Lukas Podolski e barazoi rezultatin në 1-1, e që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.
Bavarezët e kishin rastin për të fituar në minutën 90’+2 kur fituan penallti, por nga pika e bardhë ishte i pasuksesshëm gjermani Thomas Muller.
Me këtë rezultat Bayern Munchen është kualifikuar në çerekfinale të Champions League, derisa Arsenali përshëndetet nga kjo garë.
Video
FORMACIONET
BAYERN MUNCHEN | ARSENAL | ||
Manuel Neuer | Fabianski | ||
Javi Martinez | Per Mertesacker | ||
Dante | Koscielny | ||
Philip Lahm | Thomas Vermaelen | ||
David Alaba | Bakary Sagna | ||
Bastian Schweinsteiger | Oxlade-Chamberlain (Flamini 84') | ||
Thiago Alcantara | Arteta (Gnabry 77') | ||
Franck Ribery (Muller 85') | Santi Cazorla | ||
Arjen Robben | Lukas Podolski | ||
Mario Gotze (Kroos 59') | Mesut Ozil (Rosicky 46') | ||
Mario Mandzukic | Oliver Giroud |