GETAFE

Ish lojtari i Milanit, trajner i Getafes
11 March, 2014 @11:27
Krahu i dikurshëm i Milanit, Atletico Madridit dhe disa ekipeve tjera, Cosmin Contra, është emëruar trajner i ri i Getafes në La Liga.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll pas dorëheqjes së Luis Garcias nga ky post.
Sipas njoftimit të dhënë në klub Contra do të vazhdojë stinorin e vështirë për Getafen për ta mbajtur në elitën spanjolle. Mirëpo, kontrata e tij do të mund të zgjatet edhe në dy vitet e ardhshme.
Contra 38 vjeç karrierën ndërkombëtare e ka përfunduar pikërisht në Getafe, derisa si trajner ka pasur përvojë te ekipi rumun Petrolul Ploiesti, ku ka punuar në dy vitet e fundit.
Preznetimi i tij si trajner i ri i Getafes do të bëhet sot në zyret e klubit spanjoll.