Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Menaxheri Shala kryen konferencën, s’lë Challandesin të përgjigjet

Menaxheri Shala kryen konferencën, s’lë Challandesin të përgjigjet


13 October, 2020 @19:28

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Greqisë, ka thënë se portieri i Kosovës Arijanet Muric nuk ka thyer asnjë rregull kur është fotografuar me një vajzë në hotel.

Pyetjen e drejtuar nga gazetari Arlind Sadiku drejt selektorit, Shala ka thënë se ai do të përgjigjet, pasi që s’ka të bëj me selektorin kjo.

“Me Muricin nuk ka ndodhur asgjë, janë fjalë të mediave. Është bërë në ambiente të hotelit fotografia, nuk janë të zhveshur, as në shtrat, e as nuk ka pije alkoolike. Ai i është përgjigjur kërkesës së një tifozeje për një fotografi dhe atë me shumë mirësjellje. Aro i është përgjigjur me shumë mirësjellje një fanseje në hotel për të marrë një fotografi. Nuk ka asgjë të turpshme,” ka thënë Shala në konferencën për media.

Kur Sadiku pyeti Shalën a nuk ekziston rreziku prej COVID-19 që të futet një tifoze në hotel, Shala shpërtheu duke thënë se përgjigjen e mori dhe këtu nuk është vendi për diskutim.

Në anën tjetër, pyetja tjetër e Sadikut mbeti pa përgjigje, pasi që sipas Shalës kaluan 30 minuta të rezervuara për konferencë, duke u ngritur nga salla e konferencave në Athinë.

Kujtojmë, Muricit iu publikua një fotografi me një vajzë në hotel në media dhe bëri bujë të madhe.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve