AITOR KARANKA
Mendonin se isha i çmendur
7 May, 2016 @17:50
Spanjolli Aitor Karanka është shprehur tejet i lumtur me arritjen e ekipit të tij për t’u kthyer në Premier Ligë.
Middlesbrough ka barazuar sot me Brightonin për të siguruar edhe matematikisht elitën e futbollit anglez dhe atë pas 6 viteve në Championship.
“Kur arrita unë këtu, disa njerëz mendonin se jam i çmendur kur thoja se ky ekip duhet të kthehet në Premier Ligë,” ka thënë Karanka pas triumfit të sotëm për Sky Sports.
“Por sot, pas 3.5 viteve Middlesbrough është në pozitë që e meriton klubi i tillë. Nuk mund të jesh më krenar sesa sot me këtë grup lojtarësh dhe këtë staf. Më se e merituar për ekipin,” ka thënë ai ndër të tjera.
Middlesbrough ka siguruar Premier Ligën nga pozita e dytë e Championship, që çon direkt në elitë.