Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET

Mendurim Hoti zyrtarisht te Malisheva

Mendurim Hoti zyrtarisht te Malisheva


24 June, 2023 @18:11

Futbollisti i krahut, Mendurim Hoti, që ka fituar titull kampioni më parë me Feronikelin (tash të shuar) ndërsa së fundi ka qenë lojtar i Prishtinës, është futbollisti më i ri i Malishevës.

Malisheva ka bërë të ditur se rikthimi i Mendurimit në ekip do të jetë shtytje për sukseset e klubit, ndërsa klubi do të bëj të pamundurën për të arritur synimet (duke mos i cekur ato).

Mendurim Hoti

“Sulmuesi i krahut Mendurim Hoti, sot ka firmosur kontratë dy vjeçare me Klubin tonë. Viteve të fundit Mendurimi mbrojti ngjyrat e Prishtinës. Rikthimi i tij në Malishevë është një shtytje e madhe për repartin ofanziv. Klubi jonë ka synime të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur ato synime. Të kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Mendurimin, i urojmë suksese në karrierë dhe jetë!” — ka shkruar njoftimi i Malishevës.

Përndryshe, Malisheva ka emëruar trajner Senad Alirifën për stinorin që vjen, ndërsa pas dy stinorëve të mbijetuar në Superligë, kësaj radhe po tenton diçka më shumë. Si duket garat evropiane mund të jenë ajo që po e kërkojnë drjetuesit e ekipit që luan në “Liman Gegaj”.

Hoti 27-vjeç në stinorin e fundit në Superligë nuk është se ka pasur shumë paraqitje për ekipin, derisa ka luajtur nëntë ndeshje duke shënuar një herë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga