Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAMTUMIRA

Mërgim Mavraj tërhiqet nga kombëtarja shqiptare

Mërgim Mavraj tërhiqet nga kombëtarja shqiptare


23 August, 2020 @14:14

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë që ka pasur kombëtarja shqiptare në futboll, Mërgim Mavraj, i ka dhënë lamtumirën kuqezinjëve.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Mavraj ka thënë se ndihet krenar që kontribuuar për këtë fanellë, duke e përfunduar shkrimin e tij me: Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë.

Kujtojmë, Mavraj ka qenë pjesë e ekipit historik të Shqipërisë që ka sigururar pjesëmarrjen e parë në një evropian, duke qenë pjesë e EURO 2016.

Mavraj 34 vjeç me prejardhje prej Istogu është i lindur në Hanau të Gjermanisë. Ai ka luajtur në karrierën e tij si profesionist në ligat gjermane të futbollit, ku ndër më me sukses te Greuther Furth si i ri, pastaj Koln e Hamburg. Së fundi ai i është rikthyer Greuter Furthit.

Ndërkaq në kombëtaren shqiptare ai është bashkuar në vitin 2012, ku ka të numëruara 50 paraqitje me fanellën kuqezi dhe tre gola të shënuara. Kujtojmë, Mavraj ka qenë pjesë edhe e Gjermanisë U20 dhe U21, ku ka pasur gjithsej tre paraqitje.

Për më tepër, shikoni videon:

 


 
Të gjitha lajmet nga