STAR OF THE GAMEWEEK IX
Meriton Korenica (KF Ballkani) - Ylli i javës (9)
Teksti: FFK
3 October, 2022 @11:56
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e nëntë i ka takuar mesfushorit ofanziv të Ballkanit, Meriton Korenica.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selajdin Jerliu nga KFV GJilani, Bujar Asllani nga KFV Ferizaj dhe Xhevat Vallqi nga KFV Mitrovica.
Komisioni vlerësoi se mesfushori kreativ ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe njëherësh vendimtar në fitoren që skuadra kampione e realizoi para tifozëve të vet kundër Gjilanit (2:0). Ai shënoi golin e dytë për portokallezinjtë, në minutën e 88-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.
Korenica u shpreh i lumtur që skuadra e tij u rikthye në ‘folenë’ e vet me fitore, teksa u shpreh i nderuar me çmimin ‘Ylli i Javës’.
“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, por edhe për golin dhe fitoren e shënuar dje. Shpresoj që gjatë këtij kampionati unë ose bashkëlojtarët e mi të ritkhehemi sa më shpesh këtu për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin e kampionit dhe do të luftojmë ndeshje pas ndeshjes që të shënojmë sa më shumë fitore dhe të dalim triumfues të Superligës”, ka theksuar Korenica për faqen zyrtare të FFK-së.
Kjo është hera e parë që rahoveciani Korenica merr këtë çmim në karrierën e tij.