JOZYRTARISHT
Mësohen të ftuarit e De Biasit
18 March, 2015 @15:52
Para duelit të vështirë dhe tepër të rëndësishëm ndaj Armenisë, trajnerin italian i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, ka ftuar deri më tani 17 nga 22 futbollistët që duhet të vinë për këtë ndeshje.
Sipas mediave tiranase, të cilat kanë arritur të sigurojnë emrat e 17 futbollistëve të ftuar, thuhet se në plane të De Biasit është edhe Migjen Basha, që do të bëj numrin 18 të të ftuarve dhe në fund pritet që kjo të del zyrtarisht.
Ndërsa Telegrafi ka siguruar pak më parë se Basha është ftuar. Ky i fundit deri vonë ka qenë i lënduar, mirëpo në xhiron që shkoi luajti për Torinon nga minuta e parë dhe u paraqit si kapiten, duke marrë edhe notën më të lartë te ekipi i tij në humbje.
Lista përfundimtare e De Biasit do të publikohet një javë para ndeshjes me Armeninë, ndërsa emrat që i kanë siguruar mediat janë:
Etrit Berisha (Lazio, Itali), Alban Hoxha (Partizani); Lorik Cana (Lazio, Itali), Mërgim Mavraj (Koln, Gjermani), Arlind Ajeti (Basel, Zvicër), Ansi Agolli (Karabak, Azerbejxhan), Elseid Hysaj (Empoli, Itali), Andi Lila (Parma, Itali); Ermir Lenjani (Rennes, Francë), Alban Meha (Paderborn, Gjermani), Taulant Xhaka (Basel, Zvicër), Ergys Kaçe (PAOK, Greqi), Amir Abrashi (Grasshopers, Zvicër), Shkëlzen Gashi (Basel, Zvicër), Odise Roshi (Frankfurt, Gjermani); Bekim Balaj (Rijeka, Kroaci), Sokol Cikalleshi (Split, Kroaci).