BAJRAM NEBIHI
Edhe Nebihi vjen për Kosovën
17 March, 2015 @14:49
Sulmuesi i ri i ekipit të Kosovës do të jetë Bajram Nebihi.
Sulmuesi shtatëgjatë që luan për Union Berlinin në Bundesliga 2, ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Albert Bunjaki dhe pritet që të jetë pjesë e Kosovës në miqësoret ndaj Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit, ka shkruar Telegrafi sot.
Nebihi është 26 vjeç dhe me shtatëgjatësinë e tij njihet si lojtar tepër i rrezikshëm brenda zonës së rreptësisë. Ai është i lindur në Mitrovicë.