GIANNI DE BIASI
‘Portugalia e Danimarka në Francë, të tjerët…’
17 March, 2015 @8:12
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka parashikuar se Portugalia dhe Danimarka si favoritë të Grupit I kualifikues për EURO 2016, do të kualifikohen direkt për në Francë.
Lufta e vërtetë sipas tij do të ndodh për vendin e tretë, ku Shqipëria, Serbia dhe Armenia kërkojnë të përbirohen.
“E njoh mirë përfaqësuesen armene. Keni ekip shumë kompakt me lojtar më të mirë Henrikh Mkhitaryanin,” i ka thënë De Biasi fillimisht Armen Pressit.
Sa i përket përballjes së radhës së Shqipërisë, që luan pikërisht ndaj Armenisë, italiani i kombëtares ka vlerësuar se do të jetë një përballje e vështirë.
“Do të jetë shumë ndeshje e vështirë dhe e fortë. Mirëpo, ne duam të shfrytëzojmë avantazhin e terrenit vendas,” është cituar De Biasi.
Ndërkaq, kur u pyet se si e sheh fundin e Grupit I kualifikues, De Biasi ishte i qartë.
“Mendoj se Portugalia dhe Danimarka do të shkojnë në Francë. Ndërsa për vendin e tretë do të luftojmë të tre kombëtaret tjera,” ka përfunduar bisedën De Biasi me agjencinë e lajmeve në fjalë.
Shqipëria pas tre ndeshjeve të zhvilluara gjindet në vendin e tretë të tabelës, derisa Armenia është e fundit me një pikë të vetme të fituar.
Armenia, gjithashtu i ka vënë ultimatum trajnerit të përfaqësueses së saj se nëse nuk merr pikë në Elbasan ndaj Shqipërisë, do të shkarkohet nga detyra.
Shqipëria pret Armeninë më 29 mars në Elbasan, derisa në ndeshjet e deritashme ndaj tyre ka një fitore, një barazim dhe një humbje.
Përzgjedhësi i Armenisë është zvicerani Bernard Challandes që ka marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje që nga shkurti i vitit të shkuar.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS