BEKIM BALAJ
Ndeshje specifike ndaj Armenisë
16 March, 2015 @13:12
Bekim Balaj ka shëunar golin e katërt në gjashtë ndeshje për Rijekën prej se erdhi në Kroaci nga Slavia Praha e Çekisë aty.
Ai ka folur për verzionin kroat të faqes Goal duke bërë të ditur përveç tjerash se kombëtaren shqiptare e pret një ndeshje shumë specifike ndaj Armenisë në fund të këtij muaji.
“Kur e pamë në fillim grupin kualifikues, askush nuk besonte se do të mund të bënim diçka. Por fitorja ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë bëri që shumëkush të besojë. Përveç që presim vendimin përfundimtar nga CAS-i për ndeshjen ndaj Serbisë, ndeshja ndaj Armenisë është tepër specifike dhe është shumë me rëndësi për ne që të fitojmë, pasi që vetëm kështu do të shpresojmë në kualifikim,” citohet të ketë thënë shqiptari për këtë faqe.
Balaj ka shënuar golin e parë në fitore të Rijekës, ndërsa pritet të udhëheq sulmin e Shqipërisë në ndeshje ndaj Armenisë më 29 mars.