DERBI FRANCEZ
Qetë në Velodrome
15 March, 2015 @23:10
Derbi i madh francez i zhvilluar në Velodrome të Marseille-së sonte ka kaluar pa gola, për të lënë Lyonin lider edhe për një xhiro tjetër në Ligue 1, pas humbjes së Paris St Germainit sot.
Derbi në fakt, i ngjau plotësisht derbit, përkundër se i munguan golat. Kartonë të shumtë, një e kuqe (për marsejezët 5 minuta para fundit, Jeremy Morel), raste dhe agresivitet sportiv në raste të shumta i dhanë shije lojës, por asnjëra palë nuk arriti të shënojë deri në fund dhe takimi u mbyll ashtu si ia nisi, pa gola.
Olympique Lyon i drejtuar nga Herbert Fournier vazhdon të mbetet lider në Ligue 1, derisa Olympique Marseille i drejtuar nga Marcelo Bielsa mbetet i treti.