ANDI LILA
Lila, nderi i Parmës
15 March, 2015 @16:57
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ‘i ka dërguar mesazh’ përzgjedhësit Gianni De Biasi, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në ndeshjen kualifikuese për botëror, Shqipëri - Armeni.
Në paraqitjen e tij të parë si startues te skuadra e Parmës, Lila ka arritur të tregojë performancë të shkëlqyer duke shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij, në ndeshjen kundër Sassuolos që përfundoi me rezultat 4-1 në të mirë të vendasve.
Goli i Lilës erdhi në minutën 26’, kur pas një depërtimi nga krahu i djathtë goditja e fortë me të majtën devijohet futbollisti kundërshtar dhe përfundon në rrjetë, derisa festën e golit 29 vjeçari e bëri duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore.
Lila mbeti në fushë deri në minutën 58’ pasi ia lëshoi vendin e tij sulmuesit Massimo Coda, derisa skuadra e Parmës që nga minuta 60’ luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Antonio Mirante.
Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për Lilën me fanellën e Parmas, pasi futbollisti kuqezi ka qenë i lënduar për rreth një muaj menjëherë pasi ishte transferuar nga ish skuadra e tij, PAS Giannina.
Parma mbetet e fundosur në radhitjen tabelare me vetëm 9 pikë, derisa Sassuolo tani ka gjithsej 32 pikë.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE NË SERIE A.