PËRPARIM THAÇI - PRIZREN
Shtatëshe në kajmak nga Liria
15 March, 2015 @15:02
Liria e Prizrenit ka nisur mrekullueshëm stinorin pranveror në Ligë të Parë, ndërsa futbollistët kanë luajtur lojë fenomenale në goleadën që moti nuk ishte parë në Përparim Thaçi.
Nxënësit e Skënder Shengylit kanë shënuar 7 herë në portën e prishtinasve të Ramiz Sadikut për të dhënë mesazh të qartë se janë kandidatë kryesorë për Superligë.
Hero i ndeshjes ka qenë Qëndrim Gashi që nisi pranverën me hat-trick, derisa në listë të golashënuesve te bardhezinjtë u regjistruan edhe Ramadan Kryeziu, Alban Guci, Liridon Fetahaj dhe përforcimi i ri nga Shkodra, Klaus Nika.