JUVENTUS
Zëvendësuesi Morata, vendos fituesin
14 March, 2015 @20:10
Juventus ka arritur të shënojë fitoren e 19-të të stinorit në Serie A sonte, duke iu falenderuar transferit të këtij stinori, Alvaro Morata.
Morata u fut në lojë nga Max Allegri në minutën e 60-të të ndeshjes dhe 10 minuta më vonë shënoi golin, me të majtën e tij, për të përcaktuar fituesin e ndeshjes dhe për t’i ikur tashmë 14 pikë ndjekësit të parë, Romës.
Te Palermo, portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka qëndruar rezervë i Stefano Sorrentinos gjatë gjithë ndeshjes, derisa ekipi i tij u mposht nga kampioni aktual i Italisë.
Palermo vs Juventus (0-1) Full Highlights ~ 14… by rubin7190