PRISHTINA
Me fitore, vazhdojnë të ndjekin liderin
14 March, 2015 @14:45
Labinot Osmani ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij para portës kundërshtare duke shënuar dy herë sot për fitoren e Prishtinës ndaj Trepçës në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.
Përkundër se pjesa e parë përfundoi pa gola, me futjen e Ahmet Halitit në lojë në pjesë të dytë, Bylbyl Sokoli, ndërroi shumëçka në lojën prishtinase ku edhe erdhën golat për të regjistruar tre pikë të reja në pranverë.
Ka qenë pikërisht Haliti që ka shënuar i pari për bardhekaltërit, derisa më vonë Osmani ka shënuar dy gola tjerë për të fituar 3-0 në fund.
Osmani ka pasur rast që të përfundojë ndeshjen me hat-trick, por ka dështuar të shënojë penalltinë në minutën e fundit të takimit.
Derisa Trepça e Ajet Shoshollit vazhdon të qëndrojë e fundosur në tabelë, Prishtina është duke ndjekur me hapa të sigurta Ferronikelin lider.