DREJT BOTËRORIT TË RADHËS
Löw, vazhdon me Gjermaninë
13 March, 2015 @15:22
Joachim Low, trajneri që bëri Gjermaninë kampione të Botës vitin e kaluar në Brazil, ka vazhduar kontratën e tij me Federatën e Futbollit Gjerman deri në fund të vitit 2018.
Trajneri 55 vjeç është duke drejtuar Gjermaninë që nga viti 2006 dhe me vazhdimin e kontratës ai pritet që të udhëheq Panzerët edhe në Kampionatin Botëror të radhës, që mbahet në Rusi në vitin 2018.