RUMANI
Llullaku shpëton ekipin e tij
14 March, 2015 @18:10
Sulmuesi nga Istogu, Azdren Llullaku, ka shënuar sot gol për ekipin e tij Gaz Metan në Rumani, për t’i shpëtuar ata nga humbja në ndeshje ndaj Craiovas.
Craiova kishte marrë epërsinë heret në takim përmes Ionu Tarnacopa, derisa Llullkau me një goditje të fortë me kokë barazoi për t’i sjellë një pikë të vlefshme ekipit të tij.
Ky ka qenë goli i gjashtë i Llullakut për ekipin e tij këtë stinor në elitën rumune, derisa Gaz Metan është duke luftuar për mbijetesë në elitën rumune.
Llullaku njëherë ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare gjatë kampanjës kualifikuese të kuqezinjëve për Brazili 2014.
Video
Goli i Llullakut
Momenti kur Azdren Llullaku u gjend më së miri në zonën e Craiovas për të shënuar golin e barazimit për ekipin e tij Gaz Metan.