ISTOG
Arrin fitorja në Istog
14 March, 2015 @15:02
Istogu ka arritur të shënojë sot fitoren e parë në Superligë që nga xhiroja e nëntë, kur kishin mposhtur Hajvalinë. Fitorja e parë pas 9 xhirove në Superligë për Istogun erdhi sot.
Viktimë e parë e Istogut të Nazmi Ramës në pranverë ka qenë Drenica e Tahir Lushtakut, që u mposht me rezultat minimal pas një penalltie të shënuar nga transferi i fundi i ekipit istogas, Besnik Krasniqi.
Krasniqi me këtë gol vendosi fatin e takimit, edhe pse vendasit patën rast ideal për të shënuar edhe përmes Diar Miftarajt më vonë, që nuk arriti të realizojë.
Sidoqoftë, fitorja është tejet e vlefshme për Istogun sot, që del sadopak nga fundi i tabelës dhe frymon për të mbijetuar në Superligë.