FERRONIKELI
Ferronikeli mposht bindshëm Vëllaznimin
14 March, 2015 @14:39
Ferronikeli po vazhdon me lojëra të mira dhe po tregon se është ekip shumë i fortë.
Ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu ka arritur të mposht Vëllaznimin e Gjakovës sot me rezultat, 3-0.
Qemal Elshani ka shënuar një gol në pjesë të parë të takimit, ndërsa Lapidar Lladrovci u përkujdes për të regjistruar fitoren e dytë me radhë në pranverë për ekipin drenicak, derisa ka shënuar fitoren e nëntë të stinorit në përgjithësi. Krejt në fund, mesfushori Behar Maliqi me golin e pestë të tij të stinorit, përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Përndryshe, Elshani ka shënuar golin e tretë të stinorit, derisa Lladrovci golin e dytë.
Ferronikeli me këtë fitore vazhdon të kryesojë Superligën me 34 pikë të mbledhura, derisa Vëllaznimi duhet të jetë më syçelë pas kësaj xhiroje pasi që po rrezikon të bie nga Superliga.