VALON BEHRAMI
Për herë të parë kapiten
14 March, 2015 @18:35
Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, sot ka bartur për herë të parë shiritin e kapitenit te skuadra e tij, Hamburg.
Behrami ka qenë lideri i skuadrës që nga minuta e parë e deri në fund, mirëpo kjo nuk i ka ndihmuar aspak Hamburgut, i cili u mposht me rezultat të thellë 3-0 nga Hoffenheimi.
Ekipi i Behramit që nga minuta e 20’ luajti me një lojtar më pak, pasi portieri Jaroslav Drobny u përjashtua nga loja duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për Behramin prej se është rikthyer nga lëndimi që e kishte lënë atë për një muaj larg fushave të blerta.
Rezultatet dhe tabela aktuale në Bundesligë.