RIZA LUSHTA
Këndellet Trepça’89, mposht kampionin
15 March, 2015 @14:42
Skuadra e Fahredin Durakut është këndellur me fitoren e sotme. Fitorja e Trepçës’89 ka qenë e para për ekipin mitrovicas që nga gjysma e tetorit të vitit të kaluar, kur kishin mposhtur Istogun 4-3.
Nënkampioni aktual i Kosovës ka arritur të shënojë golat në pjesë të dytë të takimit, pasi që në pjesë të parë, portieri vushtrrias, Petrit Tahiri ka bërë të pamundurën për të mbajtur ekipin e tij në lojë.
Një autogol çoi mitrovicasit në epërsi, derisa në fund të ndeshjes Blerand Kurtishaj ka shënuar për fund të rehatshëm dhe fitoren e parë në pranverë për 89’shin.