KOSOVA
Fejzullahu përshëndet Suedinë, e thërret Kosova
15 March, 2015 @10:33
Sulmuesi 26 vjeç, Erton Fejzullahu, i ka thënë lamtumirë përfaqësueses së Suedisë në futboll, duke lënë partnershipin me ylli botëror Zlatan Ibrahimovic, për vendlindjen e tij, Kosovën.
Fejzullahu që aktualisht luan për ekipin kinez, Guoan të Pekinit, e ka konfirmuar vendimin e tij për suedezen Expressen.
“Albert Bunjaku më tregoi projektin i cili m’u duk tejet interesant dhe tani ndihem mirë që kam vendosur të përfaqësojë Kosovën. Ndjenjë e mirë është që të përfaqësosh vendin ku ke lindur,” ka thënë Fejzullahu për gazetën në fjalë.
Ai është i lindur në Mitrovicë, derisa të 27-tat i mbush më 9 prill.
Fejzullahu është një sulmues shpërthyes që ka luajtur edhe në ligën holandeze. Ai ka shkëlqyer në reprezentacionin U21 të Suedisë, ndërsa ka luajtur edhe për ekipin senior të këtij vendi ku u rrit, duke luajtur edhe në kualifikime për Brazili 2014.