SIGNAL IDUNA PARK
Koln i Mavrajt, nxjerr pikë nga Dortmundi
14 March, 2015 @20:45
Qendërmbrojtësi i komëbtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka qenë për 90 minuta shtyllë e mbrojtjes së Kolnit sonte në Signal Iduna Park, në ndeshje ndaj Borussia Dortmundit.
Mavraj bashkë me repartin e tij të mbrojtjes kanë arritur t’i bëjnë ballë Dortmundit në formë, për t’i mos lejuar ata që të shënojnë fare dhe të nxjerrin një pikë të rëndësishme nga udhëtimi i vështirë në stadiumin e zjarrtë të këtij qyteti.
Koln gjindet në pozitën e 12-të të Bundesligës me 29 pikë nga 25 ndeshje dhe ende nuk ka siguruar mbijetesën në elitën gjermane.