GIUSEPPE MEAZZA
Shaqiri lëndohet, Interi barazon
15 March, 2015 @22:48
Inter ka arritur të shpëtojë faqebardhë nga ndeshja ndaj Cesenës sonte duke barazuar 1-1, për të marrë barazimin e dytë me radhë, pas humbjes nga Fiorentina në Serie A.
Interi tashmë është tre ndeshje pa fitore në elitën italiane dhe përkundër investimeve të shumta, Roberto Mancini, ende nuk po mund të arrijë rezultatet e dëshiruara.
Ka qenë sulmuesi argjentinas Rodrigo Palacio që ka shënuar golin e barazimit për Neroazzurrët, pas avancimit të Kuajve të Detit nga Cesena në pjesë të parë.
Xherdan Shaqiri ka qenë në formacionin bazë të Interit, por është zëvendësuar në minutën e 24-të të takimit nga trajneri, i cili futi në lojë Mateo Kovacicin.
Shaqiri në fakt ndjeu dhimbje dhe duket se ka pasur një tërheqje muskulore. Ai kërkoi vetë zëvendësimin nga trajneri Mancini për të mos rrezikuar më shumë.
Tre ndeshje pa fitore për Mancinin, bën që Interi për momentin të qëndrojë në pozitën e shtatë të tabelës, derisa Cesena ka marrë një pikë jetike në luftë për mbijetesë.
Inter Milan vs Cesena 1-1 All Goals… by EarthSavi