KORÇË
Skënderbeu mbetet lider
15 March, 2015 @17:39
Skuadra e Skënderbeut ka arritur të shënojë fitore ndaj Vllaznisë për të siguruar lidershipin e Kategorisë Superiore shqiptare.
Ekipi korçar ka shënuar fitore 3-1 ndaj shkodranëve dhe atë në 15 minutëshin e fundit arriti te 3 pikëshi.
Të gjitha golat erdhën në pjesë të dytë, derisa pas barazimit të Vllaznisë ka qenë ish sulmuesi i Prishtinës, Liridon Latifi, që i ka dhënë epërsinë kampionit aktual të Shqipërisë për të shënuar fitore në fund nga një autogol shkodran.
Skënderbeu tash ka 57 pikë, 5 më shumë sesa përcjellësi i parë Kukësi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.