REPREZENTACIONI
Avdiaj, Feka dhe Halimi, debutues te Kosova
16 March, 2015 @12:39
Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme t’ia nis ndeshjeve miqësore për këtë vit.
Kosova luan ndaj Eintrachtit në Frankfurt më 24 mars, ndërsa tre ditë më vonë ndaj Werderit të Bremenit.
Ndërsa pas njoftimit se Erton Fejzullahu ka lënë përfaqësuesen suedeze për Kosovën, tashmë si debutues në ekipin e Albert Bunjakit pritet të paraqiten edhe Dren Feka (Hamburg U19), Donis Avdiaj (Sturm) dhe Besar Halimi (Stuttgart Kickers).
Kosova hapi kapitullin e miqësoreve zyrtare nga marsi i vitit të kaluar kur morri leje nga FIFA për të zhvilluar miqësore me shtete e ekipe.
Eintracht dhe Werder nuk janë ekipet e para ndaj të cilëve do të luaj Kosova. Të përzgjedhurit e Bunjakit më parë kanë luajtur edhe ndaj ekipit të Willit të Zvicrës.