LIRIA
‘Me këmbë në tokë’
16 March, 2015 @8:32
Liria që nisi furishëm stinorin pranveror në Ligë të Parë të Kosovës, pritet që të jetë më e kujdesshme në ndeshjet tjera dhe të ulë entuziazmin.
Së paku kështu ka thënë trajneri prizrenas i ekipit, Skender Shengyli, i cili i ka porositur futbollistët që të jenë më të vëmendshëm.
“Ne luajtëm me kujdes. U përkushtuam për fitore, ndërsa kjo ndeshje duhet të na shërbejë që të jemi më të vëmendshëm në vazhdim. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi që ka shumë sfida para nesh deri në fund të stinorit,” është cituar të ketë thënë Shengyli për faqen zyrtare të klubit bardhezi.
Liria ka mposhtur 7-0 Ramiz Sadikun dje, ndërsa ka dalë në pozitë të tretë të tabelës së Ligës së Parë.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e Shengylit si trajner i rikthyer te Liria.