PRISHTINË
Hajvalia, e treta
16 March, 2015 @14:52
Ismet Munishi ka arritur të shënojë fitoren e parë në kampionat si trajner i Hajvalisë.
Hajvalia, që ndeshjen e luajti në Stadiumin e Prishtinës, ka mposhtur Dritën me rezultat minimal 2-1.
Përkundër se erdhën heret në epërsi përmes golit të Enis Zabërxhës, vendasit kanë shkuar në pushim me barazim, pasi që Mensur Limani barazoi për gjilanasit nga penalltia.
Mirëpo, në fillim të pjesës së dytë Hajvalia rimorri epërsinë me anë të Shkëlqim Pacollit që shënoi pas një asistimi të Azem Ahmetit, për ta mbajtur atë deri në fund të takimit dhe për ta regjistruar fitoren e tetë këtë stinor.
Me fitore, Hajvalia kërcen në vend të tretë të tabelës, derisa Drita mbetet e teta.
Xhiroja e radhës do të jetë edhe më e vështirë për Hajvalinë, pasi që pret nënkampionin, Trepça’89, derisa Drita në shtëpi pret Istogun.