REDS
Forma e shkëlqyeshme e Liverpoolit, vazhdon
16 March, 2015 @22:36
Liverpool është në TOP formë. Ekipi i Brendan Rodgers ka harruar humbjen, derisa ka shënuar fitoren e pestë me radhë këtë stinor sonte duke mposhtur Sëansean me rezultat të ngushtë, 1-0.
Kjo ka qenë fitorja e 16-të e stinorit për të Kuqtë, derisa ekipi nga Anfield Road tashmë 13 xhiro nuk ka pësuar.
Me këtë fitore, Liverpool është forcuar në pozitën e pestë të tabelës dhe tashmë me gjasa reale kërkon Ligën e Kampionëve.
Jordan Henderson Goal Swansea 0 - 1 Liverpool… by funnyno1
FAKTE:
14 dhjetor 2014, dita e fundit kur Liverpool pësoi në Premier League nga Manchester United 3-0. | Liverpool nuk ka përjetuar humbje gjatë tërë vitit 2015 në Premier League. | Liverpool qe 13 xhiro nuk është mposhtur në Premier League, prej të cilave, 3 barazime dhe 10 fitore. | Swansea për herë të fundit ka mposhtur Liverpoolin më 31 tetor të vitit 2012 në kuadër të League Cup. Prej atëherë, janë zhvilluar edhe 7 takime tjera ndërmjet këtyre dy ekipeve dhe Liverpool i ka fituar 5, derisa dy të tjera kanë përfunduar baraz. |
Jordan Henderson ka shënuar golin e pestë të stinorit në Premier League për Liverpoolin, me ç'rast ka barazuar numrin e golave në stinorin e tij më të suksesshëm 2012/13, kur kishte shënuar 5 gola për ekipin nga Anfield Road. |