OLIMPICO
Basha, kthehet si kapiten në ekipin bazë
16 March, 2015 @20:45
Mesfushori qendror i Shqipërisë, Migjen Basha, ka startuar për herë të parë ndeshjen nga minuta e parë sonte, prej se u kthye nga lëndimi.
Basha për më shumë, ka nisur ndeshjen si kapiten i Torinos në përballje ndaj Lazios sonte, të cilën ekipi i tij e humbi në fund 0-2.
Braziliani Felipe Anderson ka shënuar dy gola në pjesë të dytë për t’ia sjellë Lazios fitoren, derisa Basha u zëvendësua nga trajneri i tij, Giampiero Ventura, në minutën e 78-të të ndeshjes.
Kthimi i Bashës në ekip është edhe një lajm shtesë për trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, që tashmë do të ketë telashe të lezetshme për të komponuar ekipin anti-Armeni.
Basha në fakt iu kthye fushave të gjelbëra dy xhiro më parë, kur trajneri i dha rast në minutat e fundit, derisa në xhiron e kaluar nuk u fut fare në lojë. Sonte ai iu kthye ekipit nga minuta e parë - si kapiten.