MESFUSHORI
Basha, më i vlerësuari i Torinos
17 March, 2015 @10:22
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, pasi që për herë të parë filloi ndeshjen për Torinon, që prej rikthimit nga lëndimi, ka marrë notën më të lartë për paraqitjen e tij në ndeshje te ekipi i tij.
Basha ka marrë notën 6.5 për paraqitjen e tij nga faqja torineze Toronews derisa këtë notë e ka marrë vetëm edhe Gaston Silva, nga bashkëlojtarët e tij.
Torino ka humbur ndeshjen nga Lazio, derisa për Bashën është thënë: Gjysma e notës i vjen si shpërblim Bashës dhe si iniciativë për t’i dhënë edhe më shumë në ndeshjet e radhës. Ai nuk gaboi gjatë ndeshjes, derisa punoi si ekran i mbrojtjes torineze.