PIPPO INZAGHI
Nuk dorëzohet!
17 March, 2015 @9:00
Humbja e radhës për Milanin mbrëmë nga Fiorentina, nuk e ka bërë trajnerin Pippo Inzaghi të dorëzohet.
Përkundrazi, ai tashmë e ndien ekipin e Milanit edhe më të fortë.
“Nuk kam çka të kërkoj më shumë se lojtarët. Ata luajtën lojën si u morrëm vesh dhe fitorja në këtë ndeshje do t’ishte e jona, po të mos kishin ata fat,” ka thënë Inzaghi pas ndeshjes transmeton Foot Italia sot.
Milan po kalon një stinor aspak të mirë në Serie A, derisa gjindet në pozitën e dhjetë të klasifikimit me 35 pikë.
“Unë vazhdoj të jem trajner. Nëse më mban Milani mirë, në të kundërtën do të kërkojë punë diku tjetër. Më pëlqen puna e trajnerit, edhe pse ndonjëherë humbjet si kjo janë të pakapërdishme. Por, ky është futbolli,” ka shtuar Inzaghi.
Milan përkundër se ishte në epërsi 0-1 ndaj Fiorentinës, me dy gola të pranuara kah fundi i ndeshjes, të dyja me kokë, ka pësuar 2-1 në fund për tu kthyer në shtëpi pa pikë të fituar në Artemio Franchi.