VOKRRI UDHËTON
Harmonizim i agjendës në Gjermani
17 March, 2015 @12:40
Fadil Vokrri udhëtoi për në Gjermani për tu takuar me homologun e tij.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK, Fadil Vokrri, sot ka marrë rrugë për në Gjermani, për tu takuar me kreun e Federatës së atjeshme, Wolfgang Niersbach.
Vokrri nesër do të ketë takimin me homologun e tij gjerman, derisa pritet që të bisedojë për harmonizimin e agjendës për takimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së që mbahet më 23 mars në Vienë të Austrisë.
Ky është hapi i radhës për FFK-në drejt pranimit në UEFA, pasi që aplikoi për pranim në UEFA më 9 mars të këtij viti.