TRAJNERËT E MUNDSHËM
Donadoni e Sarri, gati për Milanin
17 March, 2015 @10:41
Mediat italiane kanë nisur të bëjnë hesapet për trajnerin që do të zëvendësojë Filippo Inzaghin në krye të Milanit.
Maurizzio Sarri, trajner i Empolit, shihet si njeriu ideal për të ardhur në vend të Inzaghit, që ende dëshiron të punojë me Rossonerët.
“Sarri luan me formacionin 4-3-1-2, formacion ky që e pëlqen më së shumti Silvio Berlusconi,” ka thënë Massimo Ambrosini, ish lojtar i Milanit për Sky Sport mbrëmë.
Në anën tjetër, Roberto Donadoni, trajner i Parmës dhe ish lojtar i gjeneratës së artë të Milanit duke folur për Gazzetta TV-në nuk ka mohuar dëshirën për të qenë pjesë e Milanit.
“Nëse Milani më thërret, përgjigjja do të ishte shumë e lehtë,” ka thënë ndër të tjera, Donadoni.
Milan është duke përjetuar njërin ndër stinorët më të vështirë në histori, ndërsa Inzaghi është duke e pëjetuar stinorin e tij të parë si trajner i ekipit të parë të Rossonerëve.