EMIR BAJRAMI
Bajrami kthehet në Elfsborg
18 March, 2015 @15:49
Emir Bajrami është kthyer në Suedi. Futbollisti kosovar me nënshtetësi suedeze ka nënshkruar kontratë me ish skuadrën e tij, Elfsborg, për të cilën ka luajtur gjatë viteve 2006-2010.
Bajrami së fundi ka qenë pjesë e skuadrës greke Panathinaikos, mirëpo për shkak të lëndimeve të shpeshta nuk ka arritur ta tregojë veten te kjo skuadër.
Emir Bajrami vetëm një javë më parë e kishte ndërprerë kontratën me skuadrën e Panathinaikosit pasi që problemet me lëndime pritet ta detyrojnë atë që të mbetet jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij stinori.
Futbollisti 27 vjeçar i cili 17 herë ka qenë reprezentues i përfaqësueses së Suedisë, disa herë është përmendur si emër që mund t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.