LA LIGA
Messi e lë Laportën ende në pritje
24 June, 2021 @21:00
Super ylli argjentinas Lionel Messi, ende nuk ka marrë një vendim nëse do të qëndrojë në Barcelona ose jo.
Siç bën të ditur edhe “Marca”, Lionel Messi-t, janë duke i bërë presion drejtuesit e Barçës, ku konkretisht përmendet emri i Laporta, anipse ky i fundit gjithmonë ka shfaqur një respekt për sulmuesin argjentinas, gjë që është parë pothuajse në çdo ndeshje të klubit spanjoll.
Pavarësisht nëse Messi qëndron ose jo, klubi i Barçës ka bërë dy përforcime në sulm, njëri Depay e tjetri bashkëvendas i Meesi-t, Aguero.
Presidenti i klubit, Laporta shprehet shumë optimist duke pretenduar gjithmonë se Messi do të përfundoj karrierën tek Barça.