Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Mikel ndahet nga Trabzoni, shkak coronavirusi

Mikel ndahet nga Trabzoni, shkak coronavirusi


19 March, 2020 @14:53

Ish kapiteni i Nigerisë, John Obi Mikel, është ndarë nga skuadra e tij Trabzonspor me marrëveshje, pasi që ka shprehur brengën lidhur me mundësinë e vazhdimit të Superligës turke, përkundër pandemisë coronavirusit.

Superliga turke është ndër të paktat që tenton të vazhdojë ndeshjet pa shikues për të kryer sezonin.

Mikeli 32 vjeç ka shkruar edhe në rrjete sociale se nuk i pëlqen kjo politikë dhe në fund ai vendosi që të mos marrë pagat e muajve të fundit për të ndërprerë kontratën me ekipin e tij, që është lider i Superligës.

Për më tepër, në Instagram nigeriani ka shkruar:

”...Në këto kohëra çdokush duhet të jetë pranë familjes dhe më të dashurve… Sezoni duhet të ndërprehet derisa bota po kalon kohëra të turbullta…”


 
Të gjitha lajmet nga International