Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA | INTER 2-0 ROMA

Mikpritje Mourinhos, por me supergola ia eliminojnë Romën

Mikpritje Mourinhos, por me supergola ia eliminojnë Romën


9 February, 2022 @0:40

Tifozët e Interit nuk kanë harruar tripletën e fituar me Jose Mourinhon dhe i dhanë një mirë se ardhje të mirë atij në fillim të ndeshjes, por në fushë nerazzurrët u treguan të pamëshirshëm ndaj romakëve, derisa ish-lojtari i giallorossëve Dzeko ndëshkoi menjëherë.

Me dy supergola të shënuara, një në pjesë të parë një në pjesë të dytë, Inter ka eliminuar Romën nga Kupa e Italisë, për të siguruar gjysmëfinalen.

Inter

Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez kanë shënuar gola briliant për t’ia dhënë fitoren 2-0 [Dzeko 1, Alexis 68] Interit, që festoi fitoren e sigurt në fund ndaj romakëve, te të cilët në pjesë të dytë u paraqit Marash Kumbulla, që zëvendësoi Ibanezin.

Inter në gjysmëfinale të Kupës pret fituesin e përballjes Milan - Lazio që luhet të mërkurën mbrëma me fillim prej orës 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A