DRENAS

Milaim Istogu, shtesë në shtabin teknik
26 June, 2022 @19:46
Trajneri drenicak Milaim Istogu i është shtuar shtabit teknik të KF Drenasit, duke u bërë kështu ndihmës i trajnerit Leotrim Kryeziu, ka bërë të ditur ekipi në fjalë.
Istogu, i është ritkthyer ekipit të tij të dikurshëm, ndërsa KF Drenasi i ka uruar rikthim të mbarë në ekip.
Drenasi në stinorin e kaluar ka qenë në rrezik për rënie nga Liga e Parë Grupi A, por dy javë para fundit të sezonit siguroi shpëtimin.
Ekipi këtë stinor do të kërkojë qetësi në mes të renditjes tabelare aty.