MEMPHIS DEPAY
Milan drejt Depayit
6 May, 2020 @23:08
Para pak minutash Tuttomercatoweb ka bërë të ditur se Milan po përgatit ofertë për sulmuesin e Olympique Lyonit, Memphis Depay.
Sipas portalit në fjalë, rossonerët do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje me çmim të zbritur për shkak të pandemisë që nuk e kalon 20 milionë euroshin.
Kësaj do t’i shtohet edhe një përqindje e mirë e shitjes së radhës së holandezit 26 vjeç.
Kontrata e Depayit me Lyonin përfundon në verë të vitit 2021 dhe renovimi i tij me ekipin aktual duket pak i besueshëm pasi që ekipi francez nuk ka arritur të sigurojë daljen në Evropë 2020/21.
Depay ka dalë nga akademia e PSV Eindhovenit, ka qenë në Manchester United në 2015, ndërsa iu shit Lyonit në 2017.
Deri para lëndimit të tij ai kishte stinor të jashtëzakonshëm duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje shto këtu edhe pesë gola në Champions League nga 5 ndeshje të zhvilluara.