Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN

Milan: Ibra s’ka lëndim të rëndë

Milan: Ibra s’ka lëndim të rëndë


26 May, 2020 @14:55

Përmes një komunikate të lëshuar në web-faqen zyrtare të klubit, Milan ka bërë të ditur se sulmuesi suedez i ekipit, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka lëndim të rëndë.

Në fillim mediat italiane kishin spekuluar se ai do të kishte mund të lëndohet tejzën e Akilit, pas asaj që kishin kuptuar prej stërvitjes së rossonerëve.

Por, pas ekzaminimit mjekësor është bërë e ditur se ai ka një lëndim të lehtë në muskul që do ta lë atë jashtë fushave për rreth dhjetë ditë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A