Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Milan ka gjetur zëvendësuesin e Çalhanoglu

Foto: AC Milan.

Milan ka gjetur zëvendësuesin e Çalhanoglu


22 June, 2021 @20:00

Sot, zyrtarisht, ish-lojtari, mesfushori turk i AC Milan i është bashkuar rivalit lokal të AC Milan, skuadrës së Inter.

Tani merkato e Milan-it do të përqendrohet vetëm tek nevojat e trajnerit, Pioli. Kjo sepse kanë përshëndetur Donnarumma dhe Çalhanoglu jashtë skuadrës, për të konfirmuar Maignan dhe Tomori, “kuqezinjtë” vazhdojnë të studiojnë tregun.

Siç raporton edhe “Corriere dello Sport”, duke folur për emrat e vënë në shënjestër nga Milan për mesfushën e lënë ‘bosh’ (nga Ziyech te Ceballos dhe negociatat për Tonali-n për Brescia-n), ka përmendur edhe emrat e dy lojtarëve të Premier League.

Bëhet fjalë për Mateo Kovacic, ish lojtari i Inter-it aktualisht lojtar tek Chelsea që mund të përfaqësoj një mundësi me kosto të ulët.

Por, nuk mbetet me kaq. Sipas Di Marzio, ekziston mundësia që Donny van de Beek, ish-ylli i Ajax-it të tranferohet si huazim me të drejtë blerje.

Kanalet me “Djajtë e Kuq” janë të hapura nga transferimi i Diogo Dalot dhe në rast se Solskjaer do të vendosë ta lërë të lirë, atëherë mund të jetë e mundur që “kuqezinjtë” ta huazojnë lojtarin e transferuar nga Ajax, në “Old Trafford” për 60 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A