Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBINIMI I SULMUESVE

Milan me ofertë për Jovicin e Realit

Milan me ofertë për Jovicin e Realit


2 May, 2020 @16:21

Skuadra e Milanit është duke ofruar 35 milionë euro plus bonuse shtesë për të siguruar shërbimet e sulmuesit serb të Real Madridit Luka Jovic, shkruan Foot Italia sot.

Qëllimi i rossonerëve është që të ri-bashkojë sulmin Luka Jovic - Ante Rebic, që kanë funksionuar bashkë shumë mirë te Eintracht Frankfurt.

Jovic 22 vjeç kaloi në verën e vitit 2019 te Real Madridi për 60 milionë euro, por ai asnjëherë nuk arriti të bind trajnerin Zinedine Zidane dhe t’i ndihmojë sadopak Karim Benzemasë, duke qenë në fushë për afro 400 minuta në La Liga dhe duke shënuar vetëm 2 gola.

Në anën tjetër Milan mendon që me ri-bashkimin e dy sulmuesve, mund të shtojnë shumë numrin e golave të shënuara.

Kroati Rebic 26 vjeç është te Milan si huazim dy vjeçar, ndërsa rossonerët janë në negociata me Eintrachtin për ta blerë plotësisht kartonin e lojtarit, derisa Andre Silva i rossonerëve do të mbeste në Bundesligë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A