ATALANTA 2-3 MILAN
Milan ndjek Napolin, mposht Atalantën
3 October, 2021 @22:45
Rossonerët janë në formë tejet të mirë dhe sonte kanë mposhtur njërën ndër skuadrat më të papërshtatshme të Italisë, Atalantën si mysafir 2-3 [Zapata 86p., Pasalic 90+4 - Calabria 1, Tonali 42, Leao 78].
Goli për 0-3 i brazilianit Rafael Leao ka vulosur fitoren e Milanit, pasi që Atalanta në fund u mundua të bëj më shumë, por s’arriti të kap pikën e kërkuar, duke shënuar edhe dy herë. Kjo e fundit, krejt në fund të takimit, kur s’kishte mbetur kohë për më tepër.
Përndryshe, ky është starti më i mirë i Milanit që prej stinorit 1994/95, duke qenë se kanë gjashtë fitore e një barazim dhe janë pa humbje pas shtatë xhirove të para në kampionat.
Atalanta në anën tjetër ka regjistruar humbjen e dytë të stinorit, ku Berat Gjimshiti u paraqit për 90-minuta.
Me fitore, Milan është vetëm dy pikë larg Napolit perfekt që ka 21 pikë, ndërsa është mbi kampionin aktual dhe rivalin e përbetuar Inter, që ka 17 pikë.