Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPAL 2-2 MILAN

Milan nxjerr pikë në fund ndaj të parafundit

Foto: ACMilan/tw

Milan nxjerr pikë në fund ndaj të parafundit


1 July, 2020 @23:54

Një harkim i sekondave të fundit të zëvendësuesit belg te Milani, Alexis Saelemaekers që u devijua nga Francesco Vicari dhe u fut në portë, ka qenë gol që ka shpëtuar rossonerët nga humbja e sontme prej ekipit të parafundit në klasifikim të Serie A-së, SPAL.

Milan me zëvendësuesit ka arritur që rezultatin prej 2-0 ta bëj 2-2 [Valoti 13, Floccari 30 - Leao 79, Vicari 90ag] në fund, derisa tërë pjesën e dytë ka luajtur me një lojtar më shumë në fushë, pasi që Marco D’Alessandro i SPAL-it mori karton të kuq në fund të pjesës së parë të ndeshjes.

Pika e fituar sonte, e ngrit Milanin mbi Veronën dhe e afron në dy pikë te Napoli që është i gjashti në klasifikim. Ndërsa SPAL me lojën e treguar, përkundër pozitës, mund të shpresojë ende në mbijetesë.

Serie A


 
Të gjitha lajmet nga Serie A